Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Komisionin për Provimin e Jurisprudencës në krye të të cilit është Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Vendimi që Lumezi të jetë në krye të Komisionit ishte marrë nga Qeveria e Kosovës më 1 shkurt të këtij viti.
Kryeprokurori i Shtetit tha sot se me kënaqësi do ta pranojë këtë përgjegjësi dhe se shpreson se bashkë me anëtarët e tjerë të Komisionit do ta arsyetojnë besimin e marrë.
“Me kënaqësi do ta pranoj këtë përgjegjësi për të drejtuar së bashku me anëtarët e tjerë të Komisionit për provimin e jurisprudencës dhe me ndjenjën më të thellë shpresoj se do të arsyetojmë besimin e marrë“, tha Lumezi për kallxo.com.
Aleksandër Lumezi tha se ajo që kërkohet prej Komisionit është që së bashku me Ministrinë e Drejtësisë sa më shpejt të organizojnë provimin, “për t’u krijuar mundësi juristëve të rinj për t’u përgatitur në aspektin profesional”.
Anëtarët e tjerë të Komisionit të drejtuar nga Lumezi janë Haxhi Gashi, Nebojsha Boriq, Afërdita Bytyqi dhe Enver Peci.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...