Kryeprokurori i shtetit Aleksander Lumezi në konferencën vjetore të prokurorëve ka thënë se ka kërkuar nga të gjithë prokurorët që të kenë angazhim maksimal në rastet e krimit të organizuar , korrupsionit, rastet e pandriçuara të vrasjeve para, gjatë dhe pas luftës dhe rastet e terrorizmit, shkruan arbresh.info.
“Pres angazhim maksimal të prokurorëve siç janë krimi i organizuar, rastet e pa ndriçuara para , gjatë dhe pas luftës, korrupsionit dhe terrorizmit. Ky është prioriteti ynë në vitin 2018 sepse këtë e kërkojnë viktimat dhe familjarët e tyre prandaj ne duhet ti adresojmë këto çështje”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se duhet të jetë e qartë që integrimi i Kosovës në familjen evropiane do të jetë i vështirë pa pasur përpjekje në ndjekjen e këtyre krimeve të rënda.
Lumezi ka folur edhe për akuzat që i janë bërë nga pozita dhe opozita duke thënë se që të dyja palët duhet ta kuptojnë që prokuroria nuk merret as me pozitën e as me opozitën por me kryesit e veprave penale.
“Një pjesë e opinionit na ka akuzuar se jemi nën ndikimin e pushtetit por edhe e kundërta. Edhe të parët edhe të dytët duhet ta kuptojnë që prokuroria nuk merret as me pozitën e as me opozitën por me kryesit e veprave penale”, ka thënë Lumezi.
Sipas tij, Prokuroria e shtetit në vitin 2017 ka treguar efikasitet të lartë./arbresh.info.
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë