Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se Prokuroria është duke hetuar në lidhje me aferën “Pronto” dhe sapo të ketë prova të mjaftueshme do të filloj me ngritjen e aktakuzave të para.
Këtë deklaratë, Lumezi e bëri gjatë një konference për media ku ka prezantuar raportin e Punës së Prokurorit të Shtetit për vitin 2016, shkruan arbresh.info.
Lumezi ka thënë se prokuroria e shtetit ka dëshmuar se është e guximshme të bëjë hetime në lidhje me këtë aferë.
“ Sa i përket rastit “Pronto” kemi treguar se kemi vullnet t’i zbardhim të gjitha rastet që janë kontestuese. Në bazë të informacioneve ne kemi pasur guximin që të fillojmë hetimet dhe shumë persona që kanë qenë të përfshirë në rastin Pronto janë në fazën e hetimeve dhe sapo t’i mbledhim pronat do të shohim a ka prova të mjaftueshme për të ngritur aktakuza për personat e përfshirë në këtë aferë”, ka thënë Lumezi.
Sipas tij, Prokuroria e Shtetit nuk bazohet në asnjë program të partive politike apo subjekteve politike.
“Kemi persona të cilët i kemi hetuar dhe akuzuar nga të gjitha subjektete politike”, është shprehur Lumezi./Arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...