Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi tregon se ku kanë shkuar hetimet deri tani në zbardhjen e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili vdiq në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Lumezi, thotë se nëse eventualisht nevojitet sigurimi i ndonjë prove në zbardhjen e këtij rasti, të cilën nuk mund ta sigurojnë në Kosovë, atëherë atë provë nëse është nevoja do ta sigurojnë në shtetet e Bashkimit Evropian, apo në SHBA.
“Unë nuk kam theksuar që do të kërkojmë ndihmë, por kam thënë që do të bisedojmë me partnerët ndërkombëtar nëse eventualisht na nevojitet sigurimi i ndonjë prove, të cilën nuk mund ta sigurojmë në Kosovë, ta sigurojmë në shtetet e Bashkimit Evropian, apo në SHBA. Ju e dini që rasti i Deharit është transferuar me një vendim timin nga Prokuroria Themelore e Prizrenit në Prokurorinë Speciale të Kosovës. E kemi caktuar një prokuror dhe një ekip mbikëqyrës, ata janë duke punuar”, ka thënë ai për arbresh.info.
Sipas tij, prokuroria është në pritje të ardhjes së ekspertëve të Llozanës, dhe pas dëgjimit të tyre do të ndërmerren veprime të tjera lidhur me ekspertizën.
“Jemi duke pritur ardhjen e ekspertëve nga Instituti i Llozanës dhe pas dëgjimit të tyre dhe marrjes së informacioneve nga ta se a duhet të ndërmarrim edhe veprime të tjera në lidhje me ekspertizën të cilën veç e kemi, apo duhet t’i dëgjojmë ata në cilësinë e dëshmitarëve dhe pastaj të vazhdojmë me procedurën penale” u shpreh Lumezi.
Mirëpo, për shkak të situatës së pandemisë, sipas Lumezit, ekspertët ligjor të Llozanës nuk kanë mundur të vijnë në Kosovë, ashtu siç ishte paraparë, por sipas tij do të vijnë brenda një kohe të arsyeshme.
Ndryshe, aktivisti i VV-së, Astrit Dehari, vdiq më 5 nëntor 2016 në qendrën e paraburgimit në Prizren derisa po mbahej në paraburgim nën dyshimet për sulm mbi Kuvendin e Kosovës. Rasti fillimisht u cilësua si vetëvrasje, mirëpo raporti nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Llozanë hapi dyshime se në vdekjen e Deharit mund të jetë përfshirë edhe intervenimi i një personi të tretë.
Në konkluzionet e raporti përfundimtar thuhet se “në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. Dehari Astrit, përmes mjeteve të caktuar nga mjekët ligjorë duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë duhet të kihet parasysh./arbresh.info
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...