Lumezi ngushëllon familjen e Bajram Rexhepit

18:53 | 21 Gusht 2017
Arbresh.info

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka shprehur ngushëllime familjes së ish kryeministrit, Bajram Rexhepi.

Në letër ngushëllimit të Lumezit thuhet se “Me hidhërim dhe dhimbje të thellë mësuam lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të njeriut tuaj të shtrenjtë. Më lejoni që në këtë ditë të dhimbshme të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe në emër të Institucionit të Prokurorit të Shtetit për ju familjarë të afërm, miq, dhe kolegë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme