Google ADS

Lumezi: Kryeprokurori i shtetit është goditur nga një i dënuar për korrupsion

10:43 | 30 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi ka reaguar ndaj akuzave të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani i cili ka deklaruar se Lumezi e ka falsifikuar provimin e jurisprudencës.

Lumezi ka folur sot për këtë çështje në fund të fjalimit të tij në hapjen të “Javës së të Drejtave të Viktimave të Krimit”.

Lumezi ka thënë se Kryeprokurori i shtetit është goditur nga një i dënuar për korrupsion dhe se sipas tij, ai bashkë me të tjerë dëshirojnë ta shohin të dështuar sistemin prokurorial në Kosovë, shkruan arbresh.info.

“Organi i akuzës dhe Kryeprokurori i shtetit para disa dite janë goditur nga një i dënuar për korrupsion dhe të tjerë të cilat shpeshherë flasin në emër të drejtësisë e në të vërtetë dëshirojnë ta shohin të dështuar sistemin prokurorial”, ka thënë Lumezi.

Ai ka shtuar se akuzat e Hasanit janë të fabrikuara.

“Unë kurrë nuk do të lejoj të denigrohet institucioni i Kryeprokurorit me akuza të fabrikuara. Unë besoj në fuqinë e drejtësisë dhe me këtë besim, deri në fund ta ushtroj detyrën time ashtu siç e lejon Kushtetuta dhe Ligji”, ka thënë Lumezi.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme