Lumezi kërkon hetime financiare për të identifikuar të ardhurat nga krimi

17:30 | 18 Maj 2017
Arbresh.info

“Çelësi i suksesit në luftën kundër korrupsionit qëndron në konfiskimin e pasurisë të përfituar me vepër penale dhe marrja e fuqisë ekonomike krimit. Nuk ka dyshim se për të luftuar korrupsionin nevojitet edhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar sepse shpeshherë para e fituara nga korrupsioni transferohen apo investohen në boten e jashtme në emër të personave tjerë dhe tentohet që të behet kthimi i tyre prapa në Kosovës si para të ligjshme”.

Kështu është shprehur kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili mori pjesë në tryezën e punës kundër korrupsionit të organizuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
Në ketë tryezë kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi , tha se lufta kundër korrupsionit dhe trajtimi i lëndëve të korrupsionit është ndër prioritetet kryesore të Prokurorit të Shtetit.

Lidhur me ketë Lumezi tha se kemi filluar të zbatojmë planin strategjik (2016-2018) dhe planin e veprimit për ngritjen e efikasitetit në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike.

Lumezi theksoi se nëpërmjet punës profesionale, transparencës dhe rezultateve të mira në hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit ne duhet të krijojmë siguri te qytetaret se ata nuk kanë nevoje të japin ryshfet me qëllim që t’i realizojnë të drejtat e tyre.

Gjithashtu, Lumezi kërkoi nga prokurorët e shtetit që gjatë hetimeve penale duhet të bëjnë edhe hetime financiare për të identifikuar të ardhurat nga krimi, nga ryshfeti, keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe shkeljet tjera lidhur me korrupsionin , me qëllim që t’i konfiskojmë pasuritë e fituara në mënyrë të kundërligjshme dhe ato t’i kthejmë në buxhetin e Kosovës.

Lumezi theksoi se prokuroret duhet të jenë të pavarur në punën e tyre, kjo nënkupton që duhet të jenë të pavarur nga grupet e ndryshme të interesit, por edhe nga emrat e përveçëm të zyrtarëve publikë, interesat e të cilave preken gjatë hetimeve dhe vendimeve të prokurorëve.

Kryeprokurori kërkoi bashkëpunim të mirë edhe me mediat dhe shoqërinë civile të cilët duhet jenë aleatë kryesore në luftën kundër korrupsionit pa ndihmën e të cilëve nuk mundë të kemi sukses. Mediat dhe të gjitha ata që denoncojnë korrupsionin dhe individët e korruptuar nuk mjafton vetëm të akuzojnë por duhet që japin edhe dëshmi apo informatat e mjaftueshme që do të mundësojnë prokurorëve që të iniciojnë hetimet penale.

Në ketë tryezë morën pjesë edhe Ambasadori Amerikan, Greg Delaëie, Constantine Soupios, Këshilltar Ligjor, Ambasadën Amerikane si dhe znj. Jennifer Clarke, nga Sektori për Integritet Publik, Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme