Google ADS

Lumezi ka pritur në takim ambasadorin austriak Pfandler

14:48 | 29 Gusht 2017
Arbresh.info

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në një takim pune, ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler.

Kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar ambasadorin austriak Pfandler, për sfidat  me të cilat ballafaqohet sistemi prokurorial dhe me efikasitetin e sistemit, duke theksuar se prokurorët  e Shtetit janë të gatshëm që të kontribuojnë  në forcimin  e sundimit të ligjit, si dhe të ndërgjegjshëm për t’u përballuar me sfidat që i ka sistemi prokurorial, duke  shpresuar se në këtë drejtim do të vazhdoi përkrahja e partnerëve ndërkombëtarë, me të cilët tashmë është ndërtuar bashkëpunim i mirëfilltë në realizimin e obligimeve ligjore.

Kryeprokurori Lumezi, ka pohuar se është i përkushtuar në rritjen e efikasitetit në gjithë sistemin prokurorial, në luftën sa më efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit, si dhe veprave tjera penale.

Po ashtu, Lumezi ka shtuar se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe krimeve të luftës, transmeton arbresh.info.

Gjatë këtij takimi është biseduar për rritjen e bashkëpunimit në mes Prokurorit të Shtetit dhe institucioneve tjera të zbatimit të ligjit, për koordinim të veprimeve për luftën kundër kriminalitetit, e me theks të veçantë në parandalimin e korrupsionit, si dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me autoritetet Austriake në fushën penale.

Ndërkaq, ambasadori Pfandler, duke vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit si dhe ka shprehu gatishmërinë e tij dhe të vendit të tij, për ta ndihmuar sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet ku Austria mund të kontribuojnë,  me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi.

Kryeprokurori Lumezi e ka falënderuar ambasadorin Pfandler për mbështetjen e tij që po i jep vendi i tij sistemit prokurorial të Kosovës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme