Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi tha se e konsideron shqetësues raportin tre mujor të Komisionit për mbikëqyrjen e luftimit të korrupsionit dhe krimeve ekonomike.
Lumezi tha në mbledhjen e sotme të Këshillit Prokurorial të Kosovës se ky komision mbikqyrës ka obligim vetëm t’i jap të dhënat statistikore, ndërsa rekomandimet duhet t’i jap KPK-ja shkruan arbresh.info.
Sipas tij, nëse KPK konstaton se nuk ka rezultate konkrete në kryerjen e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, atëherë duhet të merret vendim për rritjen e numrit të prokurorëve, pasi siç tha, lëndët e korrupsionit janë kusht për liberalizimin e vizave.
“Duhet t’i japim më shumë seriozitet luftës kundër korrupsionit, sepse kjo është kërkesë e ndërkombëtarëve. Duhet të shikojmë a është e nevojshme rritja e numrit të prokurorëve në departamentin e Korrupsionit dhe krimeve ekonomike”, u shpreh Lumezi.
Ai shtoi se ka vërejtje të madhe për prokurorët që mungojnë në seancat e rasteve të korrupsionit.
“Kam një vërejtje shumë të madhe sa i përket rasteve të korrupsionit. Nuk duhet që prokurori i rastit të mungoi në seanca gjyqësore kur kemi të bëjmë me raste të korrupsionit’ u shpreh Lumezi./Arbresh.info.
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në New Yo...
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...