Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pritur sot në takim Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havollin, Drejtorin për Parandalimin e korrupsionit, Afrim Atashi si dhe Drejtorin e Departamentit për Luftimin e korrupsionit, Blerim Kelmendi.
Në kuadër të veprimeve të përbashkëta, Kryeprokurori Lumezi dhe Drejtori Havolli, kanë diskutuar për zbatimin dhe mbikëqyrjen e Strategjisë Kombëtare Kundër Korrupsionit 2018 – 2022, për plotësimet dhe ndryshimet e pritura në legjislacionin kundër korrupsionit.
Lumezi e Havolli kanë diskutuar edhe për aspektet që ndërlidhen me parandalimin dhe eliminimin e shkaqeve të korrupsionit përmes deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Po ashtu, ata kanë diskutuar për parandalimin e shfaqjes së situatave të konfliktit të interesit si dhe ngushtimi i hapësirave për korrupsion në prokurimin publik.
Ndërkaq, Kryeprokurori Lumezi ka thënë se prioritetet kryesore i Prokurorit të Shtetit, është ndjekja e suksesshme e veprave penale që ndërlidhen me krim të organizuar dhe kundër ekonomisë.
Po ashtu, Lumezi ka theksuar se mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare është vepër penale, dhe se Prokurori i Shtetit, do të ndërmarr ndjekjen penale ndaj atyre që nuk deklarojnë apo bëjnë deklarim të rrejshëm të pasurisë.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...