Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, kanë pritur sot në takim Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilit, fillimisht i kanë uruar mirëseardhje dhe suksese në misionin e ri diplomatik.
Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar Ambasadorin Abbott me punën, të arriturat dhe sfidat e Prokurorit të Shtetit në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe veprave të ndryshme penale, si dhe përkushtimin e tij për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Po ashtu, Kryeprokurori Lumezi ka folur edhe për përgatitjet dhe angazhimet e Prokurorit të Shtetit në procesin e zgjedhjeve të parakohshme, duke premtuar hetim dhe ndjekje penale për të gjithë ata persona të cilët e dëmtojnë procesin zgjedhor.
Ndërkaq, Kryesuesi Hyseni e ka njoftuar Ambasadorin Abbott, me punën dhe veprimtarinë e KPK-së, dhe angazhimin e komisioneve të Këshillit në forcimin dhe avancimin e integritetit, profesionalizmit, llogaridhënies, transparencës dhe pavarësisë së sistemit prokurorial.
Në anën tjetër, Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka ofruar mbështetje për të përmirësuar sistemin prokurorial, me ç’rast ka deklaruar se sundimi i ligjit ka qenë dhe mbetet prioritet i Mbretërisë së Bashkuar
Të dy krerët e sistemit prokurorial dhe Ambasadori Britanik kanë diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit, për rritjen e transparencës dhe integritetit ndërmjet institucioneve të Prokurorit të Shtetit, Këshillit Prokurorial dhe Ambasadës Britanike në Kosovë në vazhdimin e projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit.
Në fund të takimit, Kryeprokurori Lumezi dhe Kryesuesi Hyseni kanë falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për kontributin dhe ndihmën e vazhdueshme dhënë konsolidimit të sistemit prokurorial të Kosovës./Arbresh.info/
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës