Lumezi dhe Heitz pajtohen për bashkëpunim në trajtimin e terrorizmit

17:21 | 5 Nëntor 2017
Arbresh.info

Në kuadër të vizitës në institucionet më të larta të drejtësisë në Francë, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka takuar Prokurorin e Republikës së Parisit, Francois Molins, drejtorin e Çështjeve kriminale dhe faljes në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, Rémy Heitz, dhe zëvendës-drejtoreshën e çështjeve penale në kuadër të kësaj ministrie, Caroline Nisand, ku kanë diskutuar për strukturën organizative, kompetencat, rolin dhe funksionimin e kësaj drejtorie.

Kryeprokurori Lumezi dhe Heitz, gjatë takimit të realizuar, janë pajtuar që në të ardhmen të kenë bashkëpunim juridik, ndërkombëtarë, në trajtimin e rasteve të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Gjithashtu, Kryeprokurori Lumezi është takuar edhe me Prokurorin e Republikës së Parisit, Francois Molins, ku kanë biseduar për burimet dhe financat e këtyre grupeve si dhe për trajtimin dhe ndjekjen e personave të kthyer nga vatrat e luftës, me theks të vecantë duke rrezikuar paqen dhe sigurinë në botë, ku në këtë rast Prokurori i Republikës së Parisit, Molins i dha një mbështetje të plotë Kryeprokurorit Lumezi, në ndërmarrjen e verprimeve për identifikimin dhe luftimin e veprave penale që ndërlidhen me terrorizmin.

Po ashtu, Kryeprokurori Lumezi u takua edhe me Drejtoreshën e zyrës të krimeve financiare në nivel të Francës, me të cilën kanë diskutuar për sfidat, luftën kundër korrupsionit dhe krimeve financiare në përgjigthësi si dhe për zbatimin e hetimeve në zbulimin e veprave penale të krimeve financiare.

05c87af9-1054-4f19-8c78-f208447912f1-650x358_1509356834-9599488 capture_1509703358-6729474 lp3b0138

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme