Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pritur në takim njoftues Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie – Christine Butel.
Kryeprokurori Lumezi e ka informuar Ambasadoren Butel për punën dhe të arriturat e Prokurorit të Shtetit në luftimin e veprave të ndryshme penale që ndërlidhen me korrupsionin, krimin e organizuar, terrorizmin, ngrirjen dhe sekuestrimin e pasurisë së fituar me anë të veprave penale, si dhe luftimin e të gjitha formave të tjera të krimit në Republikën e Kosovës.
Po ashtu, gjatë këtij takimi, Kryeprokurori i Shtetit ka folur edhe për objektivat e institucionit që udhëheq, më qëllim të rritjes së efikasitetit në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.
Në anën tjetër, Ambasadorja Butel ka vlerësuar punën e Prokurorit të Shtetit, duke ofruar mbështetjen e vendit që përfaqëson për ta ndihmuar sistemin prokurorial të Kosovës.
Të dy bashkëbiseduesit kanë çmuar bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Ambasadës së Francës në Kosovë, si dhe kanë theksuar nevojën e thellimit dhe avancimit të bashkëpunimit ndër-institucional edhe në të ardhmen, më theks të veçantë, në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në mes të institucioneve të drejtësisë kosovare dhe atyre franceze, në luftimin e të gjitha veprave kriminale që cenojnë rendin dhe sigurinë e të dyja vendeve.
Në fund të takimit, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka falënderuar Ambasadoren Marie – Christine Butel për vizitën dhe interesimin e treguar për sistemin prokurorial, duke e vlerësuar mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Francës dhënë institucioneve të drejtësisë në Republikën e Kosovës./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%