Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi gjatë publikimit të këtij raporti nga BIRN dhe internews Kosova ka thënë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është thelbësore.
Po ashtu ai tha se kemi bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me agjencinë për sekuestrimin e pasurisë, raporton arbresh.info.
Sipas tij, nuk ka rezultate konkrete në vendimet përfundimtare të rasteve të shenjës truar për liberalizimin e vizave.
“Ka vërejtje nga gjyqtarët që disa aktakuza nuk kanë qenë të mbështetura në prova”, tha Lumezi.
Po ashtu ai ka thënë se nuk kemi përparim dhe rezultate konkrete për vendimet përfundimtare.
“Pajtohem që nuk kemi përparim dhe rezultate konkrete për vendime përfundimtare. Përpos kësaj duhen të kemi parasysh edhe rastet e evidentuara si të shenjës truara”, tha Lumezi
Ai më tej shtoj se Prokuroria e Shtetit ka shenjës truara 40 raste bashkë me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale ku në qershor do të dalim me rezultate.
“Prokuroria e Shtetit ka shenjës truar 40 raste dhe këto ditë bashkë me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale janë në fazën e shenjës trimit edhe të disa lëndëve dhe deri në fund të qershorit do të dalim me rezultate konkrete.”, tha Lumezi.
Ai tha se kemi formuar një data bazën më këto raste dhe me veprimet të cilat do të ndërmerren.
Po ashtu ai shtoj se Gjykatat duhen të tregojnë vendosmërinë e rasteve.
“Kemi 30 raste me vendime gjyqësore ku kemi edhe raste në shkallën e parë ose në shkallën e dytë dhe nuk kemi rezultate të mira në vendimet përfundimtare”, shtoj ai.
Po ashtu ai përmendi edhe rastet ku Prokuroria ka ngritur aktakuzë, dhe janë dënuar me kusht dhe kur është bërë sekuestrimi me kusht./arbresh.info/
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...