Asnjë nga 20 mijë emrat e publikuar si veteran të rrejshëm nuk janë duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pohuar se secili prej këtyre 20 mijë personave, emrat e të cilëve u publikuan ditë më parë, në një farë mënyrë kanë kontribuar për luftë, por shton se të njëjtit mund të mos i kenë plotësuar kriteret për ta fituar statusin e veteranit të UÇK-së. Në anën tjetër njohës të çështjeve të drejtësisë e shohin të domosdoshme një rishikim të aplikacioneve nga një komision i ri qeveritar.
Asnjë nga emrat e publikuar ditë më parë në listën e 20 mijë personave të cilët e kanë fituar statusin e veteranëve nuk janë të dyshuar, apo të akuzuar.
Të gjitha aplikacionet e tyre do të shqyrtohen në prokuroritë themelore dhe nëse vihet në përfundim që ndonjëri prej tyre ka falsifikuar, ka mashtruar ose ka bërë legalizim të përmbajtjes së pavërtetë, atëherë ajo mund të konsiderohet si vepër penale dhe të procedohet tutje.
Kështu ka deklaruar kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi në një prononcim për gazetën “Zëri”, duke shtuar madje se asnjëri prej tyre nuk janë të propozuar as si dëshmitarë nga prokuroria.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...