Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka gozhduar njeriun kryesor të drejtësisë, kryeprokurorin Aleksandër Lumezin. E ka quajtur, Aleksandër Lepuri, ndërsa ka thënë se në vend që t’i frikësohen politikanët Kryeprokurorit, ky i frikësohet Presidentin, Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit.
Rikthimin në rrugë, Vetëvendosje do ta shënojë me protestën kundër Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, të premten pesë minuta para 12-ve, shkruan Gazeta Expresss.
Lideri i VV’së e konsideron Prokurorinë dhe Kryeprokurorin nyjën e shtetit – sipas tij – të kapur.
Një politikan akuzon Kryeprokurorin se po i frikësohet politikanëve në pushtet, në vend që ata t’i frikësohen Lumezit.
“Prokuroria e shtetit nuk po i ndjek as krimet e luftës e as krimet paqes, as krimet ekonomike e as krimet politike. Në vend se presidenti, kryeministri e kryeparlamentari t’i frikësohen kryeprokurorit, ky iu frikësohet atyre.
Kjo është vetëm akuza e para ndaj Lumezit, kundër të cilit edhe para një viti shoqëria civile kishte organizuar protestë, ndërsa lista e Kurtit që kishte përgatitur në Ditën e Pashkëve ishte e gjatë.
Gazeta Express ka provuar ta kontaktojë Lumezin dhe të tjerët nga Prokuroria e Shtetit, por asnjë nga ta s’ka qenë i qasshëm.
Lideri i VV’së foli për edhe ministrat në kabinetin qeveritar që, sipas tij, janë të korruptuar, por që Lumezi u frikësohet edhe atyre.
“Asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë ministra kaq shumë të korruptuar. Mirëpo, asnjë ministër i qeverisë nuk i frikësohet kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, dhe, ky i druhet cilitdo, pra secilit, prej tyre”, ka thënë Kurti.
Ai tutje e quan Kryeprokurorin “Lepur”, ndërsa thotë se nuk ka drejtësi gjyqësore derisa ai është në krye të prokurorisë.
“Në Kosovën tonë të dashur nuk mund të kemi luftim të krimit të organizuar dhe të korrupsionit të institucionalizuar, nuk mund të kemi gjyqësor të drejtë e drejtësi gjyqësore, me kryeprokuror Aleksandër Lepurin”.
“Me këtë kryeprokuror, shteti i Kosovës nuk është Republikë, por Lepurblikë”, shton Kurti.
Kreu i VV’së thotë se të gjeturat e auditorit dhe raportimet e mediave për afera korruptive të Qeverisë nuk i bëjnë përshtypje Lumezit për të filluar hetimet.
“Nga raportimet e përditshme nëpër medie për aferat korruptive të qeverisë e deri te të gjeturat e shumta të Zyrës Kombëtare të Auditimit, asgjë nuk i bën përshtypje këtij kryeprokurori. Ai është frikacak dhe, mbase, i shantazhuar”, është shprehur ai.
Kurti ka futur në deklarimet e tij të përditshme rastin e prokurorit special, Elez Blakaj, që dha dorëheqje pasi kishte hetuar listat e veteranëve, për të gjetur veteranët e rrejshëm.
Lideri i Vetëvendosjes thotë se në vend që Lumezi ta mbronte Blakajn, kur ky u fye nga kryeministri Ramush Haradinaj, ai i shtoi sulmet nda prokurorit të tij.
“Sulmit dhe kërcënimeve të kryeministrit ndaj prokurorit Elez Blakaj, ai ju përgjigj me sulme e kërcënime shtesë kundër këtij vartësit të vet. Asnjë prokuror i Kosovës, ama bash asnjë, nuk foli as sot e kësaj dite, 8 muaj më vonë”, ka thënë Kurti.
“Me këso lepurushash nuk mbahet republika e nuk bëhet shteti. Me hajna nuk ka shtet, por as me lepurusha nuk bëhet shteti”, shton Kurti, duke përmbyllur këto akuza me një ftesë për protestën e Vetëvendosjes.
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...