Lumbardh Salihu, fitues i “Big Brother”, bëhet pjesë e LDK-së

11:12 | 24 Tetor 2024
E.K

Lumbardh Salihu, ish-futbollisti që fitoi “Big Brother Vip Kosova 2” vitin e kaluar, ka aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga kreu i partisë, Lumir Abdixhiku.

“Një vit më parë, ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i Big Brother. Tani, ai po i bashkohet familjes sonë politike për të ardhmen e vendit që e do aq shumë. Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë më të madhe në Kosovë Lumbardh” – ka shkruar Abdixhiku./Arbresh.info

Të ngjashme