Lideri i LISBA, Fuad Ramiqi ka thënë se nuk e sheh Shenjtore, Gonxhe Bojaxhiun dhe se për të ka dëgjuar që ka bërë të këqija mbi njerëzimin.
Duke iu referuar deklarimeve të tilla të Ramiqit, opinionisti Ernest Luma, ka thënë se fyerja publike e figurave siç është ajo e Shën Terezës, është krim dhe duhet të ketë ligj që sanksionon atë.
Këto komente opinionisti Ernest Luma i dha sot në Info Magazine të Klan Kosovës, teksa po debatohej për akuzën e ngritur ndaj imamit Shefqet Krasniqi.
”Ta fyesh Shën Terezën publikisht nuk është gjë e hijshme. Nëse ti thua se feja Islame është rruga e zotit atëherë është nxitje e urrejtjes. Kur flasim publikisht për tema që nuk kanë ndikim dhe skanë pasoja, e nëse flasim për tema esenciale e që japin kahje të ndryshme është nxitje e urrejtjes”, tha Luma.
”Nëse terminologjinë kishtare nuk e pranon si të qëndrueshme atëherë je ekstremist. Unë kam respektin ndaj Shën Terezës. Nëse flasim për korrupsion, e keqpërdorim parash e kemi një imamë. Nëse thuhet se atëkohë Nënë Tereza ka bërë të këqija për njerëzimin, është krim. Nëse ka ligj kjo duhet sanksionuar”, tha ai.
Ai tha se duhet të ketë ligj që sanksionon ata të cilët ofendojnë figurat shqiptare.
”Disa janë bërë imamë që predikojnë terrorizëm. As Shefqet Krasniqi s’ka pas pikëpamje të tilla por e ka fituar atë”.
”Hoxhallarët e hijshëm e të mençur që predikojnë në xhami, kanë shumë kapituj që mund t’i adresojnë tek të tjerët”, ka përfunduar Luma
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...