Ish-diplomati, Lulzim Peci ka thënë se kushti i demarkacionit me Malin e Zi është i pangociueshëm me BE prandaj duhet të ratifikohet e jo të shtyhet për më vonë. Madje, ai ka thënë se as ata që vijnë pas zgjedhjeve të reja nuk kanë rrugë tjetër veçse të votojnë marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
“Ne vetem mund te humbim kohe dhe qytetaret do ta paguajne cmimin izolimit afatgjate per shkak te “tribalizmit politik”, por rrugedalje tjeter nuk kemi, me demek vetem vonim se shpetim nuk ka. Juve deputete ju kemi zgjedhur per te marrur edhe vendime te veshtira, dhe per kete keni përgjegjësi”, ka shkruar Peci, në një postim në Facebook.
Këto komente Peci i ka bërë pas deklaratave të Frederica Mogherini se posa të votohet demarkacioni me Malin e Zi do të ndodhë edhe liberalizimi i vizave për Kosovë. Për këtë, ajo ka kërkuar nga deputetët të votojnë marrëveshjen dhe të mos e mbajnë popullin e izoluar.
“Mundemi te argumentojme sa te duam, por kushti i BE-se per demarkacion eshte i panegocushem, edhe nese neser mbahen zgjedhjet dhe ne pushtet vjen nje koalicion tjeter. Pls. per te derguar ne arbitrazh (mos) marreveshjen per demarkacion, per kete duhet edhe pajtimi i Malit te Zi, dhe pranimi nga ana e Podgorices nuk mund te garantohet”, ka shkruar Peci.
Sidoqoftë, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka keqmenaxhuar procesin e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi dhe për këtë ka kërkuar të marrë përgjegjësi.
“Prandaj mendoj se edhe pse eshte me se qarte se Qeveria e ka keq-menaxhuar procesin politik dhe teknik te demarkacionit dhe per kete duhet te marre pergjegjesine, Kuvendi i Kosoves duhet ta votoj marreveshjen e nenshkruar me Malin e Zi”.
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...