Ish- diplomati kosovar, Lulzim Peci, është tallur me deklaratat e ministrit në detyrë të Financave, Besnik Bislimin, i cili ka deklaruar se në Kosovë për shkak të pandemisë ka rënë numri i të papunëve.
Peci, në Facebook, ka shkruar se nëse karantinimi qenka receta për uljen e papunësisë, atëherë duhet vazhduar me të.
Madje, ai ka propozuar që ministrit t’i jepet edhe çmimi Nobel për Ekonomi.
Reagimi i plotë i Pecit, pa ndërhyrje:
Nese efekti i karantinimit po na del qe qenka nje lloj “recete” per uljen e papunesise ne Kosove, atehere le te vazhdojme me tutje, derisa te bie ne nje numer nje shifror.
Por, kjo pune nuk perfundon me kaq, pasi per kete dikush mund edhe ta merre Cmimin Nobel per ekonomi, nese e gjene nderlidhjen ne mes karantinimit dhe uljes se papunesise.
Ky ndërkaq është statusi i Besnik Bislimit, i cili flet për ulje të papunësisë në Kosovë.
Shkrimi i plotë i Bislimit, po ndërhyrje:
Të nderuar qytetarë
Deri më tani në aplikimet e tyre për masën 3, 8 dhe 14 të pakos emergjente të Qeverisë së Republikë së Kosovës, ndërmarrjet e vendit kanë regjistruar gjithsej 9.946 punëtorë të rinjë, ndërsa kanë lajmëruar se kanë larguar nga puna 1268 punëmarrës. Sipas statistikave zyrtare në fund të vitit që lamë pas, 130.289 individë kanë qenë të regjistruar sit ë papunë, dhe shkalla zyrtare e papunësisë ka qene25.9%.
Ndryshimi mes të regjistruarve të rinjë dhe atyre që kanë humbur vendin e punës bënë që numri i të papunëve brenda vetëm një muaji të ulet për 6.6% që përbën uljen më të madhe në 20 vitet e fundit. Kjo, nëse merret si ndryshimi i vetëm në këtë periudhë nënkupton që shkalla e papunësisë zyrtare (ende e nënvlerësuar) do të binte në nivelin e 24.1%.
Që nga viti 1999, shkalla e papunësisë në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e ulët se 24.5%.
NË RRUGË TË MBARË”./arbresh.info
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...