Google ADS

Lulzim Ejupi emërohet sekretar i Përgjithshëm në MPB, replika mes ministrash

09:55 | 15 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni në mbledhjen e Qeverisë propozoi që Drejtori  i përgjithshëm i Agjencisë për Regjistrim Civil në MPB, Lulzim Ejupi të caktohet sekretar i përgjithshëm në MPB.

Mirëpo këtu pati replika pasi zv/kryeministri, Hajredin Kuçi pyeti ministrinë se a do të ushtrojë detyrën apo do të jetë sekretar sepse sipas tij nëse do të mbaj pozitën e sekretarit atëherë duhet të shpallet konkurs, shkruan arbresh.info.

Mirëpo në replikën e tij, ministri Hyseni tha se niveli i tij prej drejtori ia mundëson këtë dhe këtij mendimi iu bashkua duke e përkrahur edhe ministri Yakcilar duke thënë se kanë ndodhur edhe më herët emërime të tilla.

Po ashtu këtë e kundërshtoi Memli Krasniqi duke pyetur a është mandat i mbetur i drejtorit apo i ish sekretari ose është mandat i ri si dhe tha se nuk i kujtohet nëse ndonjëherë kanë emëruar në këtë mënyrë./Arbresh.info.

Të ngjashme