Luljeta Aliu nga sot është anëtare e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).
Për zgjedhjen e saj si anëtare e KPM-së, sot ka vendosur Kuvendi i Kosovës në raundin e parë, me 48 vota pro.
“Me 48 vota, zgjedhet anëtare Luljeta Aliu, kurse për kandidatët e propozuar për zgjedhjen e dy anëtarëve, nga katër kandidatët, s’ka mundur të zgjedhet asnjë anëtar. Nuk e ka arritur asnjëri numrin e 46 votave, sa ishin të nevojshme për t’u zgjedhur anëtar i KPM-së”, tha Konjufca.
Në Kuvend, sot është votuar për tre anëtarë të KPM-së, teksa dy kandidatët tjerë nuk i morën votat e mjaftueshme dhe për ta, kalohet votimi në raundin e dytë.
Para votimit për anëtarë të KPM-së, Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të mos e lejojë politizimin e mëtutjeshëm të KPM-së.
“Kuvendi i Kosovës pritet që të zgjedhë sot tre anëtarë të ri të Komisionit të Pavarur të Mediave. Jam thellësisht i shqetësuar të dëgjojë që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvvendosje, është përgatitur të zgjedhë persona që janë mbështetës publikë të kësaj partie. I bëj thirrje Albin Kurtit të mos lejojë politizimin e mëtutjeshëm të KPM-së”, kishte shkruar Gutierrez.
Deputetët nuk i morën parasysh thirrjet e Federatës Evropiane të Gazetarëve për mosvotim të mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe kështu, e ‘shperblyen’ Luljeta Aliun me këtë pozitë mjaft të rëndësishme./Arbresh.info
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë