Mikrobiologu kosovar, Lul Raka, ka deklaruar se në Kosovë nuk ka teste sa duhet për zbulimin e rasteve të të infektuarve të mundshëm me Covid-19.
Raka ka bërë këtë koment, në një postim në profilin e tij në Facebook.
“Faleminderit nga politikanë e analistë që e zbuluan ujin e ngrohtë dhe na udhëzuan se po u deshka të bëjmë sa më shumë teste. Rritja e numrit të testeve është drejtpërdrejtë në proporcion me numrin e testeve në dispozicion. Thjesht, nuk ka teste edhe nëse kemi para për t’i blerë sepse secili shtet shikon oborrin e vet në këtë ditë”, ka shkruar ai.
Qeveria Kurti është duke u kritikuar gjerësisht për mungesën e testimeve masive, duke qenë se kështu nuk po arrihet të identifikohen me shpejtësi personat e infektuar me virus dhe rrjedhimisht nuk po parandalohet përhapja e tij.
Sot me Covid-19 në Kosovë janë diagnostikuar gjithsej 26 rase.
Nga data 08 shkurt deri më 22 prill 2020, ndërkaq, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 5.372 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 630 raste, ndërsa kanë vdekur 18 veta./arbresh.info
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola