Mikrobiologu i njohur, Lul Raka, ka reaguar në rrjetin social Facebook pas raportimeve për dobësimin e virusit Covid-19.
Ai ka theksuar edhe njëherë ndër të tjerash se koronavirusi nuk është “rrenë”.
Mikrobiologu Raka nuk ka mohuar mundësinë e infektimit të të gjithë personave pa përjashtim.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë të Kosovës,
COVID-19 NUK është rrenë! Mund të prek TY ose më të dashurit Tuaj!
Trendi i rritjes së numrit të rasteve në javën e fundit është shqetësues. Shtylla kryesore e përgjigjes ndaj pandemisë është kapaciteti shëndetësor i Kosovës, i cili po ngarkohet disa ditës!
Kësaj rritje i kemi kontribuar të gjithë: qytetarët, të cilët nuk i përfillin fare masat parandaluese. Por, edhe politikanë, të cilët vazhdojnë ta përdorin COVID-19 si monetë për kusuritje të ndërsjelltë.
Qytetarë të dashur, Ju lutem t’i zbatoni këshillat sot, sepse nesër mund të jetë vonë:
1. Mbani distancën fizike kudo dhe gjatë tërë kohës. Kjo është komponenta kryesore në parandalim!
2. Në vendet ku nuk mund të mbahet distancë, vendosni maska!
3. Mbani higjienën e duarve!
Politikanë të nderuar: Ju lutemi kthjelluni, bashkohuni dhe tregoni lidership në këto kohë të vështira.
Parandalimi i sëmundjes është arma e vetme në duart tona!
Vetëm së bashku e përballojmë këtë sfidë!
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...