Google ADS

Luksenburgu vlerëson progresin në luftimin e korrupsionit

14:11 | 4 Prill 2022
S D

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ministrin për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare të Luksemburgut, Franz Fayot, transmeton arbresh.info.

Gjatë takimit u bisedua për raportet dhe bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me Luxemburgun si një nga kontribuesit kryesor në projekte zhvillimore e të cilat janë në dobi të qytetarëve të Kosovës.

Në veçanti, Osmani u falënderua për angazhimin e Luksemburgut për kontributin e pashoq në fushën e shëndetësisë ndër vite, si dhe në fushën e arsimit.

Ministri Fayot vlerësoi progresin e gjithmbarshëm në Republikën e Kosovës, duke theksuar në veçanti angazhimin për luftim të korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

Palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë në drejtim të zhvillimit të kapitalit njerëzor, dhe diskutuan potencialin për investim në fushën e digjitalizimit, energjisë, si dhe në drejtim të mbledhjes dhe gjenerimit të të dhënave si parakusht për politikëbërje më efektive./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme