Ministria e Financave dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KFW) sot kanë nënshkruar marrëveshje për zgjerimin e rrjetit të Termokosit në vlerë prej 2.3 milionë euro, mjete këto të financuara nga qeveria e Luksenburgut.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave, Bedri Hamza, drejtori i Zyrës së Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW), Rene Escheman dhe drejtori i Termokosit, Naser Canolli.
Ministri i Financave, ka deklaruar se sot kanë nënshkruar këtë marrëveshje për një grat me vlerë prej 2.3 milionë euro për zgjerimin e rrjetit të Termokosit.
Këto mjete janë të financuara nga Luksenburgu për çka Hamza i ka falënderuar taksapaguesit e këtij shteti që po kontribuojnë për rritjen e mirëqenies për qytetarët e Kosovës.
Ai tutje u shpreh se deri në implementimin e këtij projekti nga buxheti i Kosovës janë dhënë 20 milionë euro.
“Sot janë 2.3 milionë që duke e përfshirë edhe pjesën e financimit që shkon nga komuna e Prishtinë, nga Termokosi është një projekt që e kalon vlerën e 25 milionë eurove. Gjithë e dimë rëndësinë dhe vlerën e këtij projekti posaçërisht qytetarët e Prishtinës e dimë qysh ka qenë gjendja para se me u implementua projekti i kogjenerimit, çfarë gjendje është sot, dhe po ua them edhe një të dhënë që deri në implementimit të këtij projekti që tash jemi në fazën e zgjerimit të tij nga buxheti i Kosovës janë dhënë mbi 20 milionë euro”, tha Hamza.
E ngarkuara me punë në ambasadën e Luksenburgut, Anne Dostert u shpreh se rezultatet e këtij projekti janë impresionuese pasi që tani qytetarët furnizohen 24 orë me ngrohje, nga 6 orë sa ka qenë përpara.
“Pra të gjitha ato shtëpi apo banesa që janë të lidhura kanë 24 orë ngrohje, përpara maksimumi kanë pasur 6 orë në ditë ngrohje, kënaqësia e konsumatorit ka arritur në nivelin 94 për qind, ndërkohë që në të kaluarën përpara këtij projekti ka qenë vetëm 8 për qind. Humbja e nxehtësisë është zbritur nga 20 për qind që ka qenë përpara në 12 për qind që është tash, ndërkohë që faturimi është rritur për 178 për qind, ndërkohë që grumbullimi i faturave është rritur për 415 për qind”, ka deklaruar Doster.
Duke folur për planin e projektit për zgjerimin e Termokosit, Doster u shpreh se ky projekt ka ndikuar edhe në cilësinë e ajrit.
“Projekti do të jetë në funksion të rehabilitimit të mëtejmë të rrjetit dhe të zgjerimit të ngrohjes. Konsumatorët e rinj do të lidhen me rrjet në përputhje me masterplanin e ngrohtores, dhe master plani është zhvilluar në vitin 2017…dhe plani siguron që përzgjedhja e konsumatorëve të jetë transparente për të gjithë dhe të gjitha investimet do të bëhen në bazë të efiçiences të kostos në mënyrë që të jenë në përputhje me përpjekjet që po bëhen për të reduktuar lirimin e dyoksid karbonit në atmosferë”, ka thënë e ngarkuara me punë në ambasadën e Luksenburgut.
Kurse, drejtori i ngrohtores “Termokos”, Naser Canolli duke falënderuar për këtë investim që qeveria e Luksenburgut po bënë në ngrohtoren e kryeqytetit u shpreh se në shtator do të përzgjidhet kompania që do të kryejë punimet e zgjerimit të rrjetit.
Ndryshe, Banka Gjermane për Zhvillim (KFW) për koogjenerimin e ngrohtores së kryeqytetit pati ndarë edhe 10 milionë euro.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...