Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni është takuar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut Jean Asselborn.
Me këtë rast, Hyseni e njoftoi për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, si dhe për proceset aktuale të Republikës së Kosovës.
Të dy ministrat biseduan për çështjen e migrimit të pa rregullt të qytetarëve të Kosovës, të cilët po qëndrojnë në Luksemburgut dhe për format e marrëveshjes së riatdhesimit të tyre në Kosovë.
Po ashtu, kryediplomati i Luksemburgut, ofroi përkrahjen e shtetit të tij për Kosovën sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe në përkrahjen në nismat për anëtarësim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj