Google ADS

Luka Mishetiq emërohet mbrojtës kryesor i Hashim Thaçit

15:34 | 20 Shkurt 2024
K.B

Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), ka marrë vendim që në vend të Gregory Kehoe, si kryembrojtës të Hashim Thaçit ta emërojë avokatin Luka Mishetiq.

Në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues në çështjen Thaҫi dhe të tjerët, për të cilin informuam javën e kaluar, Administratorja e DHSK-së ndërpreu shërbimet e Gregori Kihou dhe Xho Rider si mbrojtës të Thaçit dhe emëroi Luka Mishetiqin si kryembrojtës të ri të të akuzuarit./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme