Lugina nuk do që Kosovës t’i bashkohet e copëtuar e në këmbim të veriut

23:19 | 3 Gusht 2018
V. S.

Nga Gjilani udhëheqësit e Luginës së Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës kanë thënë se duan rishikimin e kufijve.

Pas takimit një orësh me kryetarin e kësaj komune ata njëzëri thanë se çështja e tyre duhet të zgjidhet përmes marrëveshjes finale në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, raporton KTV.

Janë për bashkim me Kosovën por jo që ky bashkim ta ndajë veriun e saj.

Nëse një gjë e tillë nuk ndodh kërkesë e tyre është që të drejtat e shqiptarëve të respektohen nga shteti i Serbisë sikurse respektohen serbët në Kosovë.

Ndërkaq nikoqiri i këtij takimi tha se nuk do të lejojnë që veriu i vendit të ndahet.

Ndryshe sipas tij, do të ketë trazira.

Gjatë këtij takimi u dhanë zotime se do të punohet që banorët e Luginës të cilët jetojnë në Gjilan të gëzojnë edhe më shumë të drejta./KTV/

Të ngjashme