“Në rastin e njohjes reciproke mes dy vendeve natyrisht se do të kemi kufi shtetëror, diku 400 km. Do të kemi korrigjim të kufirit, vënien e kufirit dhe demarkim me Serbinë në kuadër të këtij procesi”, ka thënë dje Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Por, kjo deklaratë ka ngjallur diskutim në mesin e shqiptarëve të Kosovës Lindore. Ata kanë thënë se nuk do ta pranonin një Luginë të ndarë, shkruan Indeksonline.
I pyetur për një kufi diku në komunat shqiptare të Luginës së Preshëvës, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani, për Indeksonline ka thënë se do të ishte mirë që Lugina të mbetet e bashkuar si një tërësi, pasi e tëra edhe me fshatra përbën shumicë të pastër shqiptare.
“Ne si komuna kemi dhënë qëndrimet tona dhe nuk i prishim punë, do jemi në suaza të përgjithshme të marrëveshjes së kombit ose ne si pjesë e kombit. Sa kemi mund me i analizu shtypin këtu dhe të dhënat nga ekspertët asgjë nuk është definitive, por nëse vjen deri te këmbimi do të shikohet në bazë të kritereve dhe do të jemi pjesë e bisedave. Ne e kemi një qëndrim, Lugina nuk copëtohet është një tërësi dhe më mirë të themi se demokracia e Luginës fare nuk ndahet dhe nuk vie në diskutim. Jemi si tërësi dhe gjitha fshatrat i kemi etnikisht të pastërta. Edhe nëse vjen puna për detajizime për përcaktim të një vie të re kufitare, duhet ta thonë fjalën e vet edhe udhëheqësit e Luginës së Preshevës”, ka thënë Hasani.
Ndërsa, Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, Kushtrim Kadriu, demarkimin e mundshëm e ka quajtur fatkeqësi, duke pohuar se ky mund të jetë një manipulim i radhës me luginasit. Ai më tej thotë se një copëtim i Luginës së Preshevës do të sillte luftë në Ballkan.
“Çdo shkëmbim që cungon Kosovën Lindore, që nuk është brenda saj Medvegja, Bujanovci dhe Presheva duhet të jetë i papranueshëm. Kjo është një kartë e rrezikshme dhe e papranueshme për faktorin politik dhe popullatën e Kosovës Lindore. Definitivisht, një ndarje e Bujanocit apo ndarje përgjysmë e Medvegjës, do të nxiste një reagim të madh të shqiptarëve të asaj ane dhe kjo nuk do të sillte qetësi, por do e montonin një bombë që herdo kur do shpërthente me luftë në Ballkan. Shqiptarët nuk do të mund të jetojnë më të ndarë dhe të nëpërkëmbur. Ndarja e Medvegjës do të ishte coptim i dyfisht dhe fatkeqësi për Kosovën dhe politikën kosovare”, ka përfunduar Kadriu.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit