‘Lugina e Diellit’ drejt finalizimit| Heshtja që mund të sjellë trishtimin në veri

10:12 | 25 Tetor 2020
L G

Rruga deri afër saj është vështir e kaluar.

E më të mbërritur afër bregut, pamja të jep përshtypjen e një lagjeje private.

Zhurma e punëtorëve të ndërtimit është shoqëruese gjatë vëzhgimit të punimeve në këtë pjesë ku shqiptarët ndonëse në tokat e tyre vështrojnë nga larg ndërtimin e kësaj lagje pa pasur të drejtën që të afrohen më afër.

Nga kjo pjesë vjen kohë pas kohe të shoh këtë që po ndodh këtu deputetja, Valdete Idriz, e cila ndonëse është pjesë e Mitrovicës Veriore shkaku i gjendjes në këtë pjesë që nga pas lufta është zhvendosur në Jug.

Deri sa vazhdon ta shohë me sy ndërtimin e lagjes serbe, e cila tashmë ka marrua emrin “Lugina e Diellit”, ka një kërkesë për Qeverinë e Kosovës.

“Këtu po ndodh një kolonizim. Ky fshat është ndërtu heshturazi nga Qeveria e Serbisë përmes institucioneve të Kosovës. Disa familje veç kanë hy në këto banesa kolektive. Nuk kisha me qenë kundër nëse ndërtohet për me ju ndihmu atyre që janë të pastrehë, por kur e sheh që ju ndërtohet vetëm një komunitetit edhe atyre që nuk janë nga Kosova. Pra, janë duke ardhur serbë nga Serbia, enkas për me mbipopullu, e në anën tjetër diskriminohen Shqiptarët në një formë për mos t’ju dhënë leje për t’i rindërtuar shtëpitë e tyre. Ne i kemi vizitu disa herë edhe banorët shqiptarë, dhe ata e vazhdojnë shqetësimin tyre që në këtë vend po vinë njerëz që si kanë pa kurrë. Na si shtet duhet me kushtëzu Serbinë me ndal këtë lloj strategjie për spastrim etnik. As gjatë pandemisë këtu ndërtimet nuk janë ndalur.

Duhet shteti jon me thanë mjaft edhe mos me leju këtë diskriminim që po ndodh këtu”.

Për të ndryshuar këtë realitet të hidhur të Mitrovicës Veriore, do të duhej të angazhohen një herë e mirë i gjithë spektri politik thotë Idrizi, e cila njëherë është edhe deputete në Kuvendin e Kosovës, derisa me trishtim vazhdon të shohë se si në vendlindjen e saj, bëhet një ndërtim i tillë.

“Unë e kamë përmend këtë edhe në seancën e fundit. Kryeministrin e kam alarmua për këtë situatë dhe i kam kërkuaR që këtë ta shtroj në tavolinën e dialogut. Edhe si komision parlamentar kemi qenë. I kemi vizitu dhe kemi dërguar edhe kërkesë që të kemi një debat parlamentar për Mitrovicën pikërisht për këtë çështje. Është e pakuptim refuzimi që ju bëhet shqiptarëve për me rindërtu, e në anën tjetër këtu ndërtohet lagje e tërë për Serbët edhe pse s’janë të Kosovës. Kjo është e tmerrshme qa po ndodh në këtë pjesë”.

Lëvizja në këtë pjesë mbetet e kufizuar.

Mos siguria për të ecur më afër ndërtimit, tregon më së miri për gjendjen në këtë pjesë të Kosovës.

“Nuk guxojmë me hesht edhe më tutje karshi kësaj situate”, është apeli i Idrizit.

Me dhimbje vazhdon të tregojë për jetën e banorëve shqiptar në këtë pjesë.

“Natyrisht që ndihemi keq dhe të dhemb kjo. Tash kur e gëzojmë pavarësinë mos me mujt mu kthye në toka tona është e tmerrshme. Andaj nuk guxojmë me leju, edhe me heshtë. Kjo strategji nuk është që ka fillua tash, po shihet, prandaj duhet mi lanë të gjitha dhe duhet të kushtëzohet, në këtë proces të dialogut, Serbia. Prej vitit 2013 shqiptarët nuk kanë mundur të rindërtojnë më shtëpi të tyre në këtë pjesë veriore. Duhet Qeveria të bëjë një strategji, të ndihmojë. Problemi i veriut so vetëm i banorëve, por i shtetit të Kosovës”.
Megjithëse një orë larg nga Prishtina, ky vend po jeton në një realitet krejtësisht tjetër.

Kthimi në këtë vend të sjell ndjenjën e viteve të vështira të Kosovës, e që vazhdon të mos ndryshoj edhe pas pavarësisë së saj./V.Selimi/arbresh.info/

Të ngjashme