Luftimi i trafikimit, Britania do të nënshkruaj marrëveshje me Kosovën

11:21 | 7 Nëntor 2024
E.K

Kryeministri i Britanisë së Masher, Keir Starmer do të nënshkruajë marrëveshje me vendet e Ballkanit për të kapur bandat kriminale që kontrabandojnë emigrantë përmes Ballkanit Perëndimor, si pjesë e përpjekjeve për të bllokuar kalimet me varka të vogla.

Kryeministri Starmer do të publikoj marrëveshjet për të rritur shkëmbimin e inteligjencës, ekspertizën dhe bashkëpunimin me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë në një takim të Komunitetit Politik Evropian në Budapest, raporton “The Standard”.

Sipas kësaj gazete, ai pritet të kërkojë nga partnerët evropianë që të ndërmarrin veprime për të ulur vdekjet në Kanalin e Anglisë gjatë kalimeve me varka të vogla dhe t’u thotë atyre se bashkëpunimi ligjor dhe ndërkombëtar do të jetë kyç për përpjekjet.

“The Standrad”, shkruan se Ballkani Perëndimor është një rrugë kryesore e përdorur nga emigrantët që përfundojnë në BE ose MB ilegalisht. Gjatë vitit të kaluar, pothuajse 100,000 emigrantë udhëtuan përmes kësaj rruge.

“Marrëveshjet do tënxisin ndarjen e inteligjencës dhe bashkëpunimin për të përgjuar bandat kriminale ndërkohë që ato kontrabandojnë njerëz përmes këtyre shteteve. Qëllimi është të arrestohen bandat dhe të shkatërrohen modelet e tyre të biznesit”, shkruan kjo gazetë.

Britania e Madhe tashmë punon me Shqipërinë për të luftuar flukset e paligjshme financiare që mbështesin operacionet e grupeve të kontrabandës.

“Ka një perandori kriminale që operon në kontinentin tonë, duke zhvatur njerëzit dhe duke minuar sigurinë tonë kombëtare. Me mbështetje nga Komanda jonë e Sigurisë Kufitare, Britania do të jetë në qendër të përpjekjeve për të përfunduar këtë fenomen të krimeve të organizuara lidhur me imigracionin – por ne nuk mund ta bëjmë këtë vetëm”, ka deklaruar Starmer.

Kryeministri britanik ka shtuar se “duhet të shkojmë më tej dhe më shpejt, së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, dhe të çojmë luftën drejtpërdrejt në zemrën e këtyre grupeve të fëlliqura të kontrabandistëve. Këtë do ta bëj pjesë qendrore të diskutimeve të mia në takimin e Komunitetit Politik Evropian sot”.

Sekretarja e Brendshme britanike, Yvette Cooper, ka thënë se puna me partnerët në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për shkatërrimin e grupeve kriminale që orkestrojnë shfrytëzimin e personave të pambrojtur për përfitime financiare.

“Duke punuar ngushtë me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, ne do të ndajmë informacione dhe inteligjencë, dhe do të punojmë përtej kufijve për të hartuar se çfarë po ndodh dhe ku, për të shkatërruar modelet e biznesit të këtyre grupeve pa shpirt”, ka theksuar ai.

Kryeministri britanik e nisi fushatën njëjavore për kalimet me anije të vogla të hënën, kur njoftoi një financim shtesë prej 90 milionë euro për Komandën e tij të Sigurisë Kufitare, duke e çuar financimin total në 180 milionë euro./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme