Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë marrëveshje me partnerin e koalicionit PDK për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në emisionin “Politikë” me Sejdi Demirin ka thënë se marrëveshja e arritur mes partnerëve të koalicionit duhet respektuar dhe sipas saj asnjëra parti nuk lejohet të votojë mocion për rrëzimin e Qeverisë.
Haziri ka thënë se në këtë kohë vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje, por një kërkesë të tillë nga PDK-ka ka ardhur prej ditës kur në krye të PDK-së ka ardhur Kadri Veseli dhe qasja e kësaj partie ndaj LDK-së ka ndryshuar.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?