Ndonëse deri në qershor të vitit 2019 nuk kanë zgjedhje brenda partisë , gjendja shëndetësore e të parit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës ka shtyrë opinionin e gjerë të ngris dyshimet nëse kjo parti po përgatitet për zgjedhje të parakohshme.
Por të gjitha këto dyshime i hedh poshtë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. I pari i Gjilanit i cili edhe është pretenduar se do të jetë njeri nga kandidatët për postin e kryetarit të partisë, për Arbresh.info thotë se një gjë e tillë nuk është duke u menduar.
Haziri shton se përderisa nuk është koha e zgjedhjeve të brendshme nuk ka arsye as të paraqesë kandidimin e tij për këtë post.
“Ne asnjë mënyrë, zotëri Isa Mustafa është në rehabilitim dhe është në gjendje të mirë na jemi në kontakt ditor ai i koordinon punët me nënkryetarët dhe besojmë që se shpejti tëkthehet në Kosovë dhe nuk ka nevojë për ndryshim të kalendarit zgjedhor të LDK-së. Na i kemi në Qershor të 2019 zgjedhjet e rregullta dhe deri atëherë ne jemi në funksion të rregullt kalendarik. Përderisa na kemi struktura dhe nuk i kemi shpall zgjedhjet nuk ka arsye as më shpall kandidaturë. Unë jam 100 përqind përkrahës i Isa Mustafës në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Aktualisht nuk jemi në proces të zgjedhjeve brenda partisë kur të hapet procesi zgjedhor atëherë është situatë tjetër”.
E nënkryetari tjetër i cili është përfolur gjithashtu se do të jetë kandidat për postin e të parit të LDK-së, Agim Veliu i cili është edhe Kryetar i Komunës së Podujevës i kontaktuar nga Arbresh.info, gjatë ditës edhe përkundër përpjekjeve nuk ka qenë i qasshëm për të marruar një përgjigje.
Ndërsa ajo e cila kishte pretenduar këtë postë para tri viteve më parë Vjosa Osmani, për media ka thënë se nuk e ka prioritet këtë çështje, pasi qëë shtë ende herët të përcaktohet se a do të kandidojnë për të qenë në krye të partisë.
“Kryetari Mustafa presim që brenda disa ditëve të kthehet në Kosovë dhe nuk ka as një arsye që zgjedhjet partiake të mbahen më herët se Qershori i viti 2019. Ne jemi duke u përgatitur për zgjedhje parlamentare e j partiake. E di qe ka interesim se a ka me qenë unë kandidate për postin e Kryetares së LDK-së, por është ende herët dhe nuk e kam prioritet ketë temë njëherë”, ka përfunduar Osmani.
Ndryshe Kryetari aktual Isa Mustafa është duke udhëhequr më Lidhjen Demokratike të Kosovës qe tri mandate./VloraSelimi/Arbresh.info/
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...