Vuçiq po konsdeirohet nga Erdogani si konsumator i veçantë kur bie fjala për dronët “Bayraktar”. Dronët i do edhe Kosova, por synon t’i marrë diku tjetër.
Serbia po planifikon që të blejë dronë “Bayraktar TB2” të Turqisë. Siç shkruan mediumi turk për informim lidhur me industrinë turke të mbrojtjes “SavunmaSanayist”, për këtë ka folur vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke treguar se këtë kërkesë ia ka miratuar në parim miku i tij i mirë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.
“Dy ditë më parë, gjatë takimit me presidentin e Turqisë, Erdogan, kam shprehur interesimin për të blerë Bayraktarët nga Turqia dhe Erdogan më ka premtuar se ne do t’i marrim ato. Do t’i kemi edhe këto armë në inventarin e Ushtrisë Serbe”, ka thënë Vuçiq.
Sipas mediave turke, dronët “Bayraktar” i janë shitur të paktën 22 shteteve në botë. Por mediat serbe shkruajnë se Erdogan ia ka mundësuar Vuçiqit që Serbia t’i blejë pa pritur në rend.
Presidenti serb e konsideron shumë të rëndësishëm ndikimin e Erdoganit në Ballkan, siç e kishte thënë vetë në një konferencë të përbashkët për media.
Në shkurt, Presidentja Vjosa Osmani e kishte vizituar fabrikën për prodhimin e këtyre dronëve në Stamboll.
Por, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara në tetor të vitit të kaluar, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj kishte marrë mbështetje nga SHBA-ja për krijimin e kapaciteteve ushtarake që i nevojiten FSK-së.
Ndër tjerash, ai e pati përmendur edhe blerjen e dronëve nga Amerika.
“Po kemi diskutuar, këto janë në proces, jo vetëm dronat por edhe blerje të tjera. Jemi në koordinim e sipër për mënyrën se si do të funksionalizohen”, kishte thënë ai./GE/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...