Google ADS

“Lufta ka mbaruar, me korrigjim të kufijëve nuk ka ndarje të Kosovës”

11:40 | 8 Gusht 2018
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka thënë se Asociacioni do të bëhet sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Vuciqi dhe Isa mustafa.

“ Asociacioni dhe marrëveshja është e qartë dhe kjo marrveshje do të realizohet sipas marrveshjes së nënshkruar nga Vuqiqi dhe Isa Mustafa dhe do të kalojë në procedurë të respektimit të plotë dhe të gjitha obligimet qe kemi marr në Brukesl do të jenë sipas Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.

Thaçi ka thënë se nuk synon ndryshim të kufijëve por korrigjim.

“Synimi nuk është ndryshimi i kufijve por korigjimi i tyre. Kemi rreth 400 kilometra kufij mes Kosovës dhe Serbise. Dhe nese ndodh pajtushmeri atëherë askush nuk do të jetë kundër, përkundrazi do të jetë në mbështetje. Koha e luftës ka përfunduar, nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë autonomi. Kërkesa e liderëve të Luginës do të prezantohet në Bruksel edhe pse do të jetë mjaftë vështirë”, ka theksuar ai.

Thaçi tutje tha se kërkesa e shqiptarëve të Luginës do të institucionalizohet në nivelin ndërkombëtar.

“Për ndarje të Kosovës flet Beogradi dhe propaganduesit e tyre.  Ato janë ide që i ka prezentuar Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë dhe nuk kanë të bëjnë  me neve”, theksoi ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme