Google ADS

Lufta e Serbisë me fake news për ta përshkallëzuar situatën në Kosovë, zëdhënësi i VV-së publikon profilet nxitëse

12:02 | 7 Janar 2023
A. B.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka publikuar disa nga profilet false në rrjete sociale, të cilët bëjnë kinse lavdërojnë të dyshuarin për rastin e plagosjes së dy qytetarëve kosovarë në Shtërpcë.

Ai tha se kjo është një luftë që po bëhet me lajme të rrejshme nga Serbia në koordinim me Rusinë, duke u munduar ta shfrytëzojnë rastin për ta përshkallëzuar situatën në Kosovë.

“Kjo është lufta me fake news që Serbia në koordinim me Rusinë po bëjnë ndaj Kosovës. Me profile fake me emra shqiptarë lavdërojnë sulmin e djeshëm ndaj dy qytetarëve të komunitetit serb duke tentuar të krijojnë kinse atmosferën anti-serbe në Kosovë. Por, mbrëmë në kohë reale, institucionet jo vetëm që kanë bërë reagime por edhe personi është tashmë duke u trajtuar nga drejtësia. Fake news nuk kalon!”, ka shkruar Manxhuka.

Policia e Kosovës ka njoftuar dy persona janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 15:20 më 6 janar, ndaj dy personave, njëri rreth 11-vjeçar dhe tjetri rreth 21-vjeçar, është shtënë me armë zjarri nga të dyshuar, të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt. Sipas policisë, vetura më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari me inicialet A.K. i moshës 33 vjeçare më pas është arrestuar dhe është shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt.

Këtë rast e kanë dënuar krerët e shtetit, si dhe Bashkimi Europian dhe ambasadori amerikan në Kosovë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme