“Ludo” në shesh të Skenderajt, mbledh shumë të rinj

12:56 | 15 Shkurt 2019
M. A.

Loja “Ludo”, e cila është përhapur me të madhe në rrjetet sociale, është bërë pjesë e aktiviteteve festive në Skenderaj për 17 shkurtin Ditën e Pavarësisë.

Arben Veliu, Drejror i Qendrës së Rinisë në Skenderaj ka thënë se idetë kreative të rinjve pranohen çdoherë.

“Jo çdoherë të rinjtë festojnë aktivitete kreative. Këtë ide e kanë prezantuar të rinjtë e qendrës dhe aktivitetet e tyre janë të pranueshme. Ka qenë ide e një vajze për këtë lojë. Kjo në rrjetet sociale luhet nga të rinjtë. Këta të rijnë po e mirëpresin këtë lojë dhe kemi qenë të gëzuar sepse ka marr hov të madh kjo ide. Ka qenë interesim i madh sepse e kemi shpërndarë në lajme. Komuna e Skenderajt respektivisht drejtoria për kulturë rini dhe sport e ka përkrahur këtë aktivitet dhe është në kuadër të aktiviteteve të 17 shkurtit”,ka thënë ai.

Xhevat Dervishi zyrtarë për rini në komunën e Skenderajt ka thënë se komuna po e mbikëqyrë këtë lojë dhe i përkrah idetë e të rinjve.

“Kjo është lojë e organizuar nga të rinjtë. Kostoja është simbolike. Fituesi do të marr një çmim simbolik  si ndonjë libër dhe komuna do të jetë në mbikëqyrje të lojës”, ka thënë ai.

Dervishi ka treguar edhe aktivitetet tjera që do të mbahen për nder të 17 shkurtit.

“Do të ketë edhe aktivitete tjera. Dje është hapur ekspozita në shtëpi të kulturës, sot po mbahet kjo lojë, nesër ka lojë futbolli në bashkësinë lokale në Runik, me 17 shkurt do të bëhen homazhe, dhe në 13 ora koncerti në shesh. Mesazhi im është që pasi kemi sakrifikuar shumë që të jemi të lirë atëherë ta ndërtojmë një shtet të mirë dhe demokratikë”, theksoi ai.

Orgesa Deliu pjesë e qendrës rinore në këtë komunë kishte dhënë idenë për këtë lojë.

“Ka qenë ideja ime dhe ia kam shprehur Benif. Ai na ndihmon shumë. Interesim ka pasur shumë dhe kemi edhe pjesëmarrës dukë pritur. I kemi 10 fitues dhe ata e bëjnë garën mes vete në fund, pastaj zgjidhen fituesit. Çmimet janë simbolike si libra. Komuna na ka përkrahur në idenë tonë”, ka thënë ajo./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme