Luan Latifi zgjidhet u.d. i kryeshefit ekzekutiv të KPM-së

16:29 | 1 Prill 2019
Arbresh.info

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në mbledhjen e radhës, ka marrë vendim për caktimin e ushtruesit të detyrës të kryeshefit ekzekutiv, Luan Latifi, aktualisht drejtor i Departamentit të Monitorimit dhe Analizës, për të kryer këtë funksion deri në përmbylljen e procesit të përzgjedhjes dhe emërimit të kryeshefit ekzekutiv me mandat ligjor.

“Vendimi është bazuar në kualifikimet profesionale adekuate të cilat janë në pajtim me fushën e rregullimit të mediave me të cilën merret KPM, si dhe duke u bazuar në rezultatet e tij gjatë përvojës së tij udhëheqëse në KPM, që nga viti 2003, duke qenë pjesë e proceseve të rëndësishme zhvillimore në KPM”, thuhet në njoftimin për media.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme