Pas vizitës dhe takimit të djeshëm mes kryeministrave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, u bë hapi i parë, u hap një dritare e re bashkëpunimi dhe miqësie mes dy vendeve, e cila besojmë se do të rezultojë në mbështetje të integrimin evropian. Marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë duhet të ndërtohen mbi parimet e bashkëpunimit, para së gjithash në ekonomi, infrastrukturë, tregti dhe bashkëpunim afarist, njoftoi sot paradite LSDM.
Sipas tyre, në këtë drejtim është edhe ngritja e grupeve punuese në disa fusha, në ekonomi, infrastrukturë, tregti, kulturë, arsim që do të thotë për qytetarët, për të ardhmen e tyre, por që janë veçanërisht të rëndësishme për të rinjtë.
“Republika e Bullgarisë ka pranuar të përdorë versionin e shkurtër të emrit kushtetues, si dhe emrin e gjatë, i cili tashmë është raportuar në Kombet e Bashkuara.
Largimi i çështjes nga procesi i negociatave përmes një marrëdhënieje harmonike dhe miqësore mes dy palëve është hapi i parë madhor në një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren