Sipas rezultateve pas dy raundeve të zgjedhjeve lokale, LSDM-ja do të udhëheq Bashkinë e Shkupit dhe 56 komuna tjera në të gjithë territorin e vendit, BDI-ja do të udhëheqë në 10 të tilla, VMRO-DPMNE fitoi vetëm në 5, Aleanca për Shqiptarët në 3 dhe BESA e PDSH vetëm nga një komunë, ndërsa kandidatët e pavarur fituan në 3 komuna.
Përveç Bashkisë së Shkupit, LSDM-ja dhe koalicioni i udhëhequr prej saj në raundin e parë të zgjedhjeve më 15 tetor fituan në 37 komuna, përcjell Telegrafi Maqedoni.
VMRO-DPMNE-ja në raundin e parë fitoi në 3 komuna: Ilinden, Petrovec dhe Sopishte, ndërsa në të dytin vetëm në Zërnovcë dhe Kavadar.
BDI-ja në raundin e parë të zgjedhjeve fitoi në komunën Kërçovës dhe në Pllasnicës, ndërsa në raundin e dytë fitore arriti në Çair, Tetovë, Saraj, Dibër, Dollnen, Likovë, Tearcë dhe Strugë.
Kandidatët e Aleancës për Shqiptarët fituan në tre komuna dhe të gjitha këto në raundin e dytë. Kështu Aleanca fitoi në raundin e dytë në komunat: Bogovinë, Vrapçisht dhe Gostivar.
Lëvizja Besa fitoi vetëm në Zhelinë edhe atë në raundin e dytë. PDSH-ja gjithashtu në raundin e dytë fitoi vetëm një komunë, atë në Studeniçan. Kurse Partia Demokratike e Turqve fitoi komunën Qendrë Zhupë, ndërsa kandidatët e pavarur do të udhëheqin 3 komuna: Rankovcë, Çuçer Sandevë dhe Bërvenicë.
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali