Zonat në Kukës që ishin me zjarre janë lokalizuar nga trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikësit e Kosovës që i kanë ardhur për ndihmë shtetit shqiptar.
Komandanti i kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Petrit Loxha në emisionin “Info Magazine”, tha se ishin me fat që arritën shpejt që të lokalizojnë zjarret, në mënyre që mos të lejohej që flaka të shkonte drejt fshatrave të banuar, njofton Klankosova.tv.
“Fat në fatkeqësi, shumica e dëmeve nga zjarri kanë qenë në zonat e pabanuara, nëse flakët e zjarreve do të vazhdonin, do të rrezikonte fshatrat”.
“Kemi arritur shpejt që ta lokalizojmë zjarrin, sa që s’ka pastë nevojë as që të evokohen fshatarët nga shtëpitë”.
Tutje Loxha tha se i kanë të gjitha pajisjet e duhura pavarësisht terrenit sfidues në të cilin ndodhen.
“Sa i përket vështirësive në shuarjen e zjarreve, jemi me fat që kemi pajisje që mund t’i shfrytëzojmë për terrene të tilla”.
Loxha në fund gjithashtu tha se është një motiv shtesë kur shkon për ndihmë në shtetin shqiptar.
“Normalisht është një motiv shtesë kemi të bëjmë me shtetin amë, në momentin kur kemi zbarkuar në këtë lokacion ka qenë një motiv për të ndihmuar shtetin vëlla”.
“Ne jemi të gatshëm që të intervenojmë si në shtetin amë në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë sa herë që do të ketë nevojë me mundësit të cilat i posedojmë”.
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues