Dyqanet e luleve në Los Angeles ishin të mbushura me klientë në ditën e Shën Valentinit, ndërsa “zogjtë” e dashuruar nguteshin të blinin dhuratën perfekte për partnerët e tyre.
Një buqetë e këndshme me trëndafila është gjithnjë një zgjedhje e preferuar në këtë ditë, por një buqetë e re dhe deri më tani e paligjshme ka rezultuar të jetë një “best seller”.
E zbukuruar me livando dhe një varg lulesh të egra, me eukalipt dhe marijuanë me vlerë 400 dollarë, kjo buqetë e mbushur me kanabis është një dhuratë që jep emocione më gjatë. Buqeta mban 28 gramë marijuanë, të një cilësie të lartë.
“Nuk mund të tymosësh trëndafilat. Unë mendova se është diçka më e këndshme t’i dhuroja të dashurës këtë buqetë, në vend të asaj që pas një jave do të hidhej në plehra. Në këtë mënyrë, për një javë ne do të mund ta përdorim në praktikë këtë buqetë. Kur kthehesh në shtëpi pas një dite të gjatë pune, me dhimbje koke, lulet nuk të ndihmojnë shumë”, tha një banor i Los Angelesit.
Kalifornia ka legalizuar përdorimin rekreativ të kanabisit në nëntor të vitit 2016, por sidoqoftë nevojitet një leje për blerjen deri në vitin 2018.
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...