Në një intervistë për emisioni “Opinion” ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana ka rrëfyer për eksperiencën e tij në fushën e blertë për gjithë këto vite.
Cana ka veçuar mes të gjithave momentet e vështira në lojë kundër Serbisë, momentet e lumtura, raportet me lojtarët e trajnerët e skuadrave të ndryshme ku ai ka luajtur. Po ashtu Cana ka treguar trajnerin që ka patur raporte më të mira në gjithë këto vite e deri tek raportet me bashkëshorten dhe djalin, një rrëfim ne ‘Opinion’ të cilin Cana e jep pas lamtumirës me kombëtaren.
Teksa u ndal tek ceremonia e lamtumirës e cila u zhvillua në ndeshjen me Italinë, vetëm para pak ditësh, ku Cana u pa të dilte në fushë me djalin e tij, pavarësisht se kishte marrë emocione të mëdha, ai tha se i kishte ngelur një peng. Ose do ta donte ndryshe ceremoni e tij të largimit, ai e kishte menduar largmin duke luajtur në fushë.
Pjesë nga intervista
Fevziu: Lorik, si ndihesh sot? Zyrtarisht je divorcuar me fushën e blertë, flas me fushën e blertë si futbollist, sepse karriera mund të vazhdojë më tej. Si ndihesh?
Cana: Në fakt ndihem shumë mirë, në fakt shumë njerëz edhe para edhe pas ceremonisë më pyetën çfarë ndjenje ke.
Fevziu: A ishte ceremonia ajo që realisht kishe menduar për largimin tënd?
Cana: E kisha menduar ndryshe. Qoftë unë, qoftë edhe me federatën apo shokët e mi.
Fevziu: Çfarë domethënë e kisha menduar ndryshe? Si e ke menduar ndryshe?
Cana: Në protokoll, më e mira dhe dëshira është që ta lesh duke luajtur. Unë e kisha menduar gjatë vitit, pas Europianit, nëse është i mundur realizimi i një ndeshjeje miqësore me një kundërshtar të mirë, dhe të marrësh pjesë disa minuta, dhe ta lesh duke luajtur, do kishte qenë mënyra më e mirë. Por kjo për vetë faktit të programit, kundërshtarët, janë vështirësi logjistike dhe mandej, filloj dhe arriti në një afat i cili mori një far lloj përshëndetjeje, zyrtare nuk kishte më kuptim të bëhej më vonë. Kështu e vendosëm me federatën që ta bënim me Italinë.
Fevziu: Kishte ndonjë simbolikë zgjedhja e ndeshjes me Italinë?
Cana: Ishte thjeshtë ndeshja e fundit e edicionit këtu, një kundërshtar kampion bote 4 herë, një vend ku kam luajtur disa vite, bashkëshortja ime është italiane, shumë tifozë, kështu që ose e bëja me Italinë, ose nuk e bëja fare.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...