Londra mendon se Kosova e Serbia sivjet mund të arrijnë marrëveshje

11:17 | 17 Mars 2019
Arbresh.info

Drejtori politik i Foreign Office-it Richard Moore ka deklaruar se nëse vazhdon dialogu, skenari i arritjes së zgjidhjes së problemit Kosovë – Serbi gjatë këtij viti duket real dhe i mundshëm.

Moore i cili gjatë javës së shkuar ka qëndruar në Prishtinë e Beograd, në intervistën për gazetën e Beogradit “Danas”, ka thënë se Britania e Madhe e përkrah plotësisht dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës, se i vjen keq që ai aktualisht “qëndron në vend” dhe ka shtuar se qëllimi vizitës së tij në Prishtinë ka qenë që të shohë se çfarë mund të bëhet që të lëvizin gjërat, transmeton Koha.net.

“Kur bëhet fjalë për qëndrimin e Britanisë së Madhe ndaj dialogut, duhet marrë me rezervë ato që i thonë politikanë në Beograd e në Prishtinë, por duhet bazuar në atë që e thonë zyrtarët britanikë”, citohet të ketë thënë Moore .

Lidhur me taksën Moore ka thënë se ajo duhet të hiqet.

Sipas tij, Aleksandar Vuçiqi dhe Hashim Thaçi kanë filluar një proces pozitiv të cilin e ka përkrahur Bashkimi Evropian përfshirë dhe Britaninë e Madhe .

Moore ka thënë se Britania e Madhe do të mbetet e përkushtuar ndaj Ballkanit edhe pas Brexitit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme