Ditëve të fundit për shkak të reshjeve të mëdha të borës është krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve por gjithashtu është vështirësuar edhe qarkullimi i këmbësorëve nëpër trotuare.
Ndonëse sipas njoftimeve nga institucionet përkatëse rrugët janë të pastruar, duket se kjo nuk qëndron tek pjesa përball disa lokaleve. Disa qytetarë kanë dërguar ankesa në portalin Arbresh.info duke thënë se edhe lokalet e ndryshme nuk kanë pastruar pjesën që gjendet përballë tyre.
Arbresh.info ka kontaktuar komunën e Prishtinës për të pyetur se kush e ka përgjegjësinë për pastrimin e këtyre pjesëve përballë lokaleve të ndryshme.
Zëdhënësja e komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu në përgjigjen dërguar portalit ka thënë se ka thënë se sa i përket trotuareve që qarkullimi për këmbësorë të jetë më i lehtë, komuna ka kërkuar nga pronarët e lokaleve afariste që të kujdesen për pastrimin e hapësirës e cila është e rregulluar me ligj.
“Kërkojmë nga pronarët e lokaleve afariste që të kujdesen për pastrimin e hapësirëspara lokaleve të tyre, dhe të zbatojnë kështu Rregulloren për Shërbime Komunale, konkretisht nenin 138.1 të saj, që thotë: “Për pastrimin e borës nga trotuaret dhe para ndërtesave afariste dhe banesore në pronësi shoqërore, kujdesen personat juridikë, të cilët i shfrytëzojnë ndërtesat afariste dhe pleqësitë shtëpiake, ndërsa për pastrimin e borës nga trotuaret para ndërtesave familjare banesore dhe para hapësirave afariste (punëtoritë, lokalet afariste), kujdesen pronarët dhe shfrytëzuesit e ndërtesave banesore dhe të hapësirave afariste”, thuhet në përgjigjen e saj.
Ndërsa mbetët të shihet nëse lokalet do ta zbatojnë këtë gjë./arbresh.info/R.Rexhepi
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...