Dikush në Viti ka vendosur ta sfidojë shtetin duke ushtruar veprimtari të paligjshme me lojërat e fatit. Në këtë qytet janë hapur biznese ilegale derisa nga jashtë duken si internet kafe.
Shfuqizimi i ligjit nuk po i pengon pronarët e këtyre bizneseve të ushtrojnë veprimtarinë e tyre ilegale, dhe as qytetarët e interesuar për këtë lloj lojrash nuk po e kanë problem të adresohen në vendin e duhur. E krejt kjo po ndodh si rezultat i mungesës së iniciativës për t’i hetuar këto raste. Drejtorati i Inspekcionit dhe ATK’ja po thonë se pas shfuqizimit të ligjit për lojrat e fatit, nuk është më në kompetencën e tyre të merren me këtë çështje.
Ndryshimi i vetëm që kanë pësuar këto lokale është reklamimi i tyre. Pas shfuqizimit të ligjit për lojërat e fatit, këto biznese “u mbyllën” për t’u hapur me reklamën si internet kafe.
Drejtori i Inspekcionit – Skënder Ahmetaj ka thënë për Gazetën Express se përgjegjësia nuk është e tyre por ajo i takon ATK-së që të merret me çështjen e lojërave të fatit. Ai gjithashtu ka premtuar se Inspekcioni Komunal do ta kryejë punën e tyre duke kontrolluar lokalet e lojërave të fatit që janë mbyllur se çfarë aktiviteti po zhvillohet aty aktualisht.
“Bastoret dhe lojërat e fatit janë përgjegjësi e ATK-së, ndërsa ne nuk aprovojmë leje që ky aktivitet të zhvillohet. Ne megjithatë do të përcjellim situatën dhe do shohim nëse e kanë ndërruar lokacionin nga lokalet e mëhershme ku kanë vepruar” deklaroi Ahmetaj.
E në pyetjen e njëjtë për zëdhënësen e ATK-së – Valentina Sefa, edhe ajo tha se përgjegjësia nuk i takon ATK-së por Policisë së Kosovës.
“Me shfuqizimin për lojrat e fatit ne nuk jemi kompetent të merremi me këtë punë. Në momentin që ajo vepër konsiderohet vepër penale, atëherë kjo çështje është në kompetencën e policisë” tha Valentina Sefa për Gazetën Express.
E derisa ne raportojmë dhe ATK’ja së bashku me Drejtoratin e Inspekcionit e heqin përgjegjësinë nga vetja e tyre, në qytetin e Vitisë pronarët e këtyre bizneseve po fitojnë materialisht në mënyrë të kundërligjshme.
Ilegalizimi i lojërave të fatit erdhi si rezultat i shfuqizimit të ligjit nga Kuvendi i Kosovës, pas iniciativës së marrur nga partitë në Parlament dhe peticionit pasi pak kohë më parë në lokalet e lojërave të fatit u vranë dy të ri.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...