Lojërat Olimpike Tokyo 2020 të shtyera nga pandemia do të vazhdojnë këtë verë “sido që pandemia të zhvillohet”, tha të martën të martën presidenti Yoshiro Mori, duke larguar dyshimet rreth ngjarjes.
Organizuesit, qeveria Japoneze dhe zyrtarët e lojërave Olimpike po përpiqen të mbështesin lojërat pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve në të gjithë botën, me pak se gjashtë muaj para hapjes së ceremonisë, transmeton Arbresh.info.
Dyshimet në lidhje me Lojërat janë rritur ndërsa vendet janë detyruar të hyjnë sërish në izolim, me pjesë të mëdha të Japonisë momentalisht nën një gjendje të jashtëzakonshme virusi, por Mori dukej i sigurt.
“Ne do të vazhdojmë tutje sido që pandemia të zhvillohet,” ai tha në një takim në Tokyo me organizuesit e lojërave dhe anëtarët e partisë sunduese të Japonisë.
“Ne duhet të shkojmë përtej diskutimit nëse do ta mbajmë atë apo jo. Ka të bëjë me mënyrën se si do ta bëjmë. Le të mendojmë për një lloj të ri lojërash Olimpike në këtë rast,” shtoi ai.
Komentet erdhën disa orë para se Kryeministri Japonez, Yoshihide Suga pritet të shpall një zgjatje njëmujore të gjendjes së jashtëzakonshme – që do të thotë se masat do të zgjasin deri më 7 Mars në Tokyo dhe disa pjesë tjera të shtetit.
Stafeta pishtare olimpike mbarëkombëtare pritet të fillojë më 25 mars.
Opinioni publik Japonez duket se është kundër mbajtjes së lojërave këtë vit, me 80% të personave që mbështesin një shtyerje të mëtutjeshme apo anulim të lojërave olimpike.
Organizatorët kanë thënë që asnjë nga këto opsione nuk janë në tavolinë dhe kanë marrë mbështetje të fuqishme nga Komiteti Olimpik Internacional dhe atletët në të gjithë botën./arbresh.info/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...