“Lojërat” dhe kërcënimet që i shkuan posht Vuçiqit, dështoi të “imponohej” si më i forti

08:25 | 1 Tetor 2021
S D

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dështuar të imponohet si figurë e fortë politike fillimish përballë serbëve dhe më pas në rajon.

Parada ushtarake e “krenarisë” në kufi me Kosovën dhe ultimatuami i papërfillshëm dëshmuan pazotësinë e tij politike vlerësojnë politikologët, shkruan arbresh.info.

Ultimatumi prej 24 orësh nga ana e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në lidhje me bllokadën e krijuar në pikat kufitare në veri të Kosovës, Bërnjak dhe Jarinje u bë “shkrumb e hi”.

Politikologu, Behlul Beqaj, ka një sqarim se pse Vuçiqi pati gjithë këtë angazhim pas vendimit të Kosovës për reciprocitet në targa.

“Vuçiqi me këtë po kërkon të paraqitet i fort, si udhëheqësi ma i  suksesshëm i serbëve që do ta zëvendësoj edhe Millosheviqin i cili nuk pati sukses me bashku Serbinë me Kosovë. Se ky kujdeset gjoja më shumë për serbët e Serbisë, prandaj është ideja që ky të imponohet gjithandej, si lider dhe kjo është arsyeja pse e bënë këtë”, vlerëson Beqaj.

Sipas tij, Serbia bëhet pasqyrë që duke krijuar kriza gjithnjë më tepër të involvojë  Rusinë në Kosovë dhe kjo është arsyeja pse ka ardhë edhe ambasadori në kufi.

“Asnjë ambasador tjetër nuk ka qenë pos ambasadorit rus në kufirin Kosovë-Serbi. Pra është ideja që ky të krijojë kriza dhe përmes krijimit të krizave të imponohet si zgjidhje, si faktor, gjoja si vendimmarrës për zgjidhjen e problemeve”, deklaroi Beqaj për arbresh.info.

Politikologu, Nexhemdin Spahiu, thotë se “lojërat” e kërcënimet Vuçiqit i shkuan posht.

Për arbresh.info, tha se aksioni i fundit në veri ka përmirësuar raportin dhe gjendjen e Kosovës në teren pas dy disfatave të cilat Kosova i përjetoi.

“Kosova e shënoi një plus të madh. Jo vetëm një plus, por janë tre plusa: një që vendosi reciprocitetin, dy që nuk pati asnjë incident dhe tre që e detyroi Vuçiqin të bëjë lojëra, kërcënime të cilat i shkuan posht”, shprehet Spahiu.

Në prill të vitit të ardhshëm në Serbi janë të parapara zgjedhjet e rregullta presidenciale, ato për qytetin e Beogradit, si dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në qershor të vitit 2020, opozita i ka bojkotuar zgjedhjet në Serbi, me pretendimet se Vuçiç ushtron ndikim të madh në institucionet shtetërore../S.D/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme