Dorëheqja e katër kryetarëve të komunave veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe, ai i Mitrovicës së Veriut, Zubin-Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit duket se nuk është edhe aq serioze aq sa u raportua nga ana e tyre.
Arbresh.info merr vesh se këto dorëheqje nuk i kanë shkuar ende Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Burime brenda Qeverisë bëjnë të ditur se Zyra e Kryeministrit ende nuk ka marrë ndonjë konfirmim zyrtar për dorëheqje nga kryetarët e këtyre komunave.
Analisti politik Mazllum Baraliu në një intervistë për portalin arbresh.info ka thënë se dorëheqja e tyre është antiligjore pasi që sipas tij nuk është bërë në përputhje me dispozitat e ligjit për qeverisje lokale.
“E gjithë ajo procedurë është një fluskulë politike dhe antiligjore, pra nuk është bërë në përputhje me dispozitat e Ligjit për Qeverisje Lokale, ku në dispozitat e nenit 43 thuhet që Kryesuesi i Kuvendit Komunal e thërret Kuvendin, ndërkaq në dispozitat e nenit 44 thuhet që ‘mbledhja e jashtëzakonshme e asamblistëve të një komune thirret me shkrim më së paku tri ditë përpara, duke i lajmëruar asamblistët’, dhe ka disa dispozita nga këto nene që përmenda deri tek neni 72 i këtij ligji që janë shkelur në rastin e tyre. Kjo tregon që e gjithë puna e tyre është një lojë politike. Është një deklaratë dhe një veprim politik antiligjor që është në kundërshtim edhe me Kushtetutë edhe me ligjin për qeverisje lokale, pra që është e orkestruar nga Beogradi”, ka thënë ai.
Baraliu tutje ka sqaruar edhe situatën se a do të duhej të shkohet në zgjedhje të parakohshme në këto katër komuna.
Ai ka thënë se në çdo situatë zgjedhjet do të duhej t’i shpall Presidenti i vendit duke cekur se edhe në këtë rast janë disa probleme tjera që dalin.
“Ligji për Qeverisje Lokale nuk e njeh institucionin e dorëheqjes por është neni 64 dhe 72, ku thotë se shkarkohen kryetarët e kuvendeve komunale nga Qeveria në afat prej 30 ditësh. Ndërkohë që ata janë tubuar katër njerëz dhe pa asambletë e tyre, që është dashur veç e veç në secilën komunë të tyre, kanë bërë një deklaratë politike. Ndërkohë që Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme e njeh situatën kur në këto raste duhet Presidenti i vendit të shpall zgjedhje të parakohshme në ato komuna. Por, ne kemi një problem aty që në ato komuna Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është jofunksional. Njerëzit që punojnë aty, që janë të deleguar janë jashtë mandatit, dhe është dashur të bëhet ripërtëritja e tyre dhe subjektet politike nuk e kanë bërë këtë gjë. Pastaj Presidenti duke mos-ditur se sa duhet secila parti t’i dërgoj, e ka dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese”, ka sqaruar ai duke treguar se këto komuna mund të funksionojnë edhe me nënkryetarët e tyre.
“Ekziston mundësia me Ligjin për Qeverisjen Lokale, meqenëse ka nënkryetar të komunave dhe jo vetëm një por disa, në këtë rast kryetari i komunës përkatëse e propozon një nënkryetar, pra janë njerëzit e besuar të kryetarit, mund ta bëjë atë punë. Kryesuesi po ashtu i kryen detyrat e veta dhe ai e ka për detyrë që ta thërras seancën eventualisht. Nuk është ndonjë problem serioz mund të zëvendësohen dhe mund të funksionojnë komunat pa problem. Me Ligjin për Qeverisjen Lokale dhe me Ligjin për Shërbyesit Civil, në nivelin lokal çështja e zëvendësimit është e paraparë deri në 6 muaj, por ju keni parë që të gjitha instancat edhe qendrore edhe lokale në rast kur vite të tëra zyrtarët e caktuar shtetëror kryejnë punët e zëvendësimit. Kjo nuk është një praktikë që ka ndodhur dhe ka mundësi të bëhen zëvendësimet dhe të funksionojnë kuvendet komunale”, ka thënë ai për arbresh.info.
Ndër të tjera Baraliu tha së nëse do të mbaheshin, zgjedhjet kryetarët që do të vinin do ta vazhdonin këtë mandat deri në përfundim.
“Nëse do të mbaheshin zgjedhjet kryetarët e rinj do ta vazhdoni mandatin në mbetje këtu deri në përfundim. Nga koha kur kryhen procedurat zgjedhore eventualisht nëse Presidenti i shpall zgjedhjet në ato komuna, në qoftë se në ndërkohë ata nuk tërhiqen sepse kjo është punë politike, dhe ata e kanë lënë një vegël mund të themi me një strategji dalëse në këtë situatë, në qoftë se Qeveria e tërheq masën prej 100% ndaj mallrave të Serbisë ata do të rikthehen ën detyrat e tyre”, shtoi ai./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?